BE s’ka durim më për dyndjen e imigrantëve ilegal, flitet për katër kampe të gatshme dëbimi
Autori: Gazeta inFokus
16:59 | 04 October 2026
Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta, vendet anëtare të Bashkimit Evropian krijuan bazën ligjore. Ministrat e Brendshëm të BE-së e miratuan ligjin gjatë një takimi në Luksemburg.
Në qendrat e planifikuara për dëbimin, të njohura edhe si “Return Hubs”, do të dërgohen personat që kanë marrë urdhër për largim nga BE-ja, por që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, për shembull sepse shteti i tyre refuzon t’i pranojë.
Gjermania po këmbënglul prej kohësh për këtë nismë së bashku me Austrinë, Danimarkën, Greqinë dhe Holandën.
Amnesty International paralajmëron për “Return Hubs”
Sipas ministrit Dobrindt aktualisht po zhvillohen bisedime paraprake me disa shtete.
Ai nuk dha detaje se me cilat vende po negociohet, por në diskutimet publike janë përmendur vazhdimisht si vende të mundshme Ruanda, Uganda, Libia dhe Kazakistani.
Për qendrat e planifikuara për dëbimin po diskutohet prej vitesh dhe ato vazhdojnë të mbeten shumë të debatueshme.
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International shpreh shqetësimin se në këto qendra mund të ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut dhe paralajmëron kundër marrëveshjeve me vende të prekura nga konfliktet ose me paqëndrueshmëri politike.
Masa të tjera më të ashpra
Rregullat e reja të migracionit përcaktojnë gjithashtu se si azilkërkuesit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duhet të bashkëpunojnë në procesin e riardhesimit të tyre, nëse duan të shmangin ndalimin në paraburgim.
Në të kundërt, ata mund të përballen në gjithë BE-në me uljen ose heqjen e përfitimeve sociale, si edhe me konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit
Përveç kësaj autoritetet e shteteve anëtare mund të urdhërojnë mbajtjen në burg deri në momentin e dëbimit, nëse konstatojnë se personi mund të arratiset ose nëse konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare.
Me rregullat e reja zgjatet edhe kohëzgjatja maksimale e burgimit, e cila mund të arrijë deri në 24 muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për gjashtë muaj të tjerë në raste të veçanta.
Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në javët e ardhshme. (DW)

T� tjera
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
































