BE për targat: Një zgjidhje për riregjistrimin, përmes një procesi

Autori: Gazeta inFokus
15:08 | 31 October 2022
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian Nabila Masrali tha sot se BE do të vazhdojë të punojë me Beogradin dhe Prishtinën për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave dhe u bëri thirrje të dyja palëve të qëndrojnë të qetë për të shmangur tensionet e reja.
Në konferencën për media në Bruksel, ajo ritheksoi se Prishtina ka të drejtë që vendimin për riregjistrim ta zbatojë në faza, por se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë të dakorduar, gjithëpërfshirëse dhe përmes dialogut.
“Kemi thënë se ky vendim është një hap në drejtimin e duhur, por nuk është pjesë e dialogut që është i detyrueshëm për të dyja palët”, tha Masrali në konferencën për media, duke iu përgjigjur pyetjes se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të Brukselit.
Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja vazhdon të punojë me partnerët për të gjetur një zgjidhje të përhershme.
“Ne përsëri u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qetë në mënyrë që të mos ketë tensione të reja në terren”, theksoi Masrali.
BE mbrëmë ka kërkuar nga Prishtinës që të lejojë një periudhë më të gjatë kalimtare për serbët që të regjistrojnë automjetet në targa RKS.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë që të regjistrojnë automjetet e tyre në targa RKS, ndërkohë që gjoba për ata që hasen duke vozitur pa këto targa gjoba do të jetë 150 euro.
Në një komunikatë për media thuhet se një gjë e tillë mund të bëhet në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, me datë 28.10.2022 që procesi i regjistrimit të bëhet i shkallëzuar në faza, deri në përmbylljen e këtij procesi legal më datë 21 prill.
Me vendimin e ri, nga data 1 nëntor 2022, të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, do të shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e
Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.
Nga data 21 nëntor deri me datë 21 janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” “DA” apo “ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi, në lartësi prej 150 euro.
Nga data 21 janar 2023, pronarët e mjeteve me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, për të hyrë dhe qarkulluar në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të pajisen me targa provuese duke e pasur të drejtën e regjistrimit me targa RKS me lehtësirat e parapara.
Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.
Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Ky proces ka për synim ligjshmërinë në shtetin tonë, rritjen e sigurisë në trafik dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar./kp

Të tjera
-
Duda Balje ka kërkesë për komunë boshnjake, a po përpiqet Kurti t’ia marrë votën duke ia ofruar një ministri?
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga zyra e kryeministrit të hë...
-
Thaçi dikur e mbështeste kërkesën për komunë të boshnjakëve – PDK thotë se qeveria e ardhshme duhet ta trajtojë
Kërkesa për themelimin e një komune të veçantë për komunitetin boshnjak në Re...
-
Osmani: Shpresoj që me 15 prill të konstituohet Kuvendi e të zgjedhet qeveria, kemi punë të mëdha përpara
Presidentja Vjosa Osmani, shpreson se të martën do të konstituohet Kuvendi i ...
-
Nesër mbyllet rruga Dollc-Gjakovë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Dollc-Gj...
-
Presidenti i Këshillit Evropian pritet të vizitojë Kosovën në maj në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të vizitojë Kosovën në...
-
Parashikimi i motit për të martën
Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ...
-
“Edhe ti je kanë VV, çka po kesh? – Shkarko Albini Agim Veliun – shkarko Lumiri Agim Veliun”, Valon Syla i ashpër me LDK`në
Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7 se “nuk ka kush e nxjerr Lu...
-
Aksidenti me fatalitet në Deçan, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:45, në fshatin...
-
Osmani akuza ndaj Qeverisë Kurti: Dëmtoi rëndë raportet me SHBA-të me refuzimin për heqjen e tarifave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e zhgënjyer me përgjigjen...
-
Ministrja Gërvalla takon homologun danez: Aspiratat e drejta të Kosovës janë më lehtë të arritshme me aleatë si Danimarka
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me Mini...
-
“Tre nga LDK-ja, një i Drenicës, një i Istogut e një i Prizrenit, kanë negociuar me VV’në”, Cilat janë skenaret për seancën e nesërme sipas Valon Sylës?
Gazetari Valon Syla, ka treguar se çka mund të ndodh nesër në seancën e Kuven...
-
Çka kërkoi Nisma nga Lëvizja Vetëvendosje? Gazetari jep detajet
Gazetari Leonard Kërquki ka ndarë me shikuesit e emisionit Pressing informata...