BE javën e ardhshme hap negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 16 July 2022
Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur votimin e Kuvendit maqedonas në favor të propozimit francez, duke paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke hapur formalisht negociatat e anëtarësimit.
“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin i cili tash shtron rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një rast historik dhe ju e shfrytëzuat atë. Një hap i madh drejt të ardhmes suaj, të ardhmes evropiane”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ngjashëm ka reaguar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ne ju mirëpresim me duar të hapura”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se votimi i 16 korrikut ishte një hap i madh i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
Pritet që në të njëjtën kohë negociatat e anëtarësimit të nisin edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur vendimin e Shkupit dhe po ashtu ka paralajmëruar se javën e ardhshme Shqipëria do të nisë negociatat e anëtarësimit.
Më 16 korrik, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, që i hap rrugën integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, për më shumë se dy vjet kishte mbajtur në fuqi veton ndaj nisjes së negociatave të Shkupit me Brukselin, për shkak të mosmarrëveshjeve sa i përket gjuhës dhe historisë.
Të tjera
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...