BE-ja reagon pasi Bislimit iu pamundësua pjesëmarrja në një forum në Beograd

Autori: Gazeta inFokus
10:54 | 28 October 2022
Zyrtarët e Bashkimit Evropian porosisin se vizitat zyrtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe se ato, nuk duhet të politizohen.
Këto deklarime vijnë pasi policia e Serbisë, ia pamundësoi Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, që të vizitojë Beogradin, për të marrë pjesë në dy konferenca, duke u thirrur në aspektin e sigurisë.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nënvizoi se kërkohet nga të dyja palët, që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptimet e tilla në dialog dhe në mirëbesim, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Zyrtareve Ndërlidhëse.
“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet që janë në pritje, përfshirë këtu edhe vizitat zyrtare”, ka nënvizuar Stano.
Të enjten, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte nisur drejt Beogradit,për të marrë pjesë në dy konferenca.
Megjithatë, disa kilometra para se të mbërrinte në kryeqytetin serb, ai është ndaluar dhe kthyer nga policia e Serbisë, nën pretekstin se nuk mund t’i ofrojnë siguri.
Zëvendëskryeministri Bislimi deklaroi se vizita ishte planifikuar sipas dakordimit të të dy palëve me marrëveshjen e Brukselit./RTK

Të tjera
-
Tërhiqet nëse s’i merr 61 vota me votim të fshehtë, Haxhiu: Qëndrim i njëanshëm i imi por është respektuar nga Kurti
Deputetja dhe e propozuara e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu,...
-
Memli Krasniqi jep detaje për takimin e dytë të partive me presidenten Osmani pas vendimit të Kushtetueses
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar pjes...
-
Kurti i vendos sot gurthemelet e dy urave mbi Ibër, pavarësisht që Brukseli i kërkoi të përmbahet
Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se sot do të vendoset gurthemeli për dy ur...
-
Deharit nuk i intereson vendimi i Kushtetueses, në rolin e “militantit” i ndal fjalën çdo deputeti që i kërkon të respektojë vendimin
Seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre për herë të 40-të sot, pasi kryesuesi...
-
Time Kadrijaj propozon Albin Kurtin për komision – dështon edhe seanca e 40-të, vendimi i Kushtetueses nuk ka efekt
Seanca e 40-të e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e institucioneve ka për...
-
Organizatat e luftës paralajmërojnë masa ndaj deputetëve: Mjaft me ngërçe politike, luftuam për një Kosovë funksionale
Organizatat e dala nga lufta – OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së – bashkë me Shoqa...
-
Kurti në Shkup, Lushtaku: Së pari punët e shtëpisë – s’është i interesuar për konstituim
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes ...
-
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për të adresuar sfidat e sektorit privat në rajon
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimo...
-
Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se edhe në seancën e sotme të Ku...
-
Zemaj thotë se Kurti mund ta keqpërdorë edhe ftesën e presidentes për takim
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike, ka shprehur akuza drejt kreut të Lëvizje...
-
“Ngritu ore!” – Përplasje mes Ramës dhe gazetares në samitin e Shkupit
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet dita e dytë e samitit të lider...
-
Nga ora 17:30 pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër në Mitrovicë
Sot pasdite pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, të cilat p...