BE-ja bën thirrje për një qeveri ‘vërtet pro-evropiane’ në Mal të Zi

Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 20 August 2022
Mali i Zi, sipas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike.
Deklarata e eurodeputetit sllovak, vjen një ditë pasi parlamenti malazez votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.
“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter.
Sipas tij, Mali i Zi mund të anëtarësohet në unionin evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.
“Ne jemi të gatshme të ndihmojmë”, ka shtuar ai.
Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.
Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.
Në arsyetimin e tyre thuhej se Qeveria ka pasur detyrë prioritare që të krijojë parakushte për intensifikimin e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, bazuar në reformat e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai shtoi se nevojitet një qeveri “që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”.
Reagimet nga Mali i Zi
Më 20 gusht, lideri i Frontit Demokratik pro-Serb në Mal të Zi, Andrija Mandiq, tha për Radio Televizionin Serb (RTS), pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së Abazovicit, se i vinte keq që humbën një shans të madh për të formuar një Qeveri që do të ishte shprehje e shumicës parlamentare për të cilën votuan qytetarët e Malit të Zi.
“Kemi investuar shumë energji, jo për shkak të politikanëve, por për shkak të njerëzve që u gëzuan që pas 30 vjetësh u zëvendësua qeveria e Milo Gjukanoviqit”, tha Mandiq.
Qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të socialistit Milo Gjukanoviq përfundoi në zgjedhjet e vitit 2020.
Fillimisht u formua e ashtuquajtura Qeveria eksperte e Zdravko Krivokapiqit, e cila funksionoi deri në fillim të vitit 2022. Qeveria minoritare e Abazoviqit u formua më 28 prill.
Mandiq tha gjithashtu për RTS-në se qeveria e Dritan Abazoviqit do të mbahet mend për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Shkaku i menjëhershëm i nismës për rrëzimin e Qeverisë është pakënaqësia me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe më 3 gusht, të cilën përfaqësues të disa partive politike e konsideruan të dëmshme për interesat kombëtare të Malit të Zi.
Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demokratët dhe një sërë partish të tjera më të vogla, të cilat mbështesin fuqishëm Kishën Ortyodokse Serbe në programet e tyre, u shprehën të kënaqur me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore.
Nga gjithsej 81 deputetë, 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, Partisë Demokratike të Malit të Zi Alekse Beçiq, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe të Djathtët e Malit të Zi votuan për rrëzimin e Qeverisë.
Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq nga Partia Popullore Socialiste ishte kundër.
Deputetët e tjerë nga Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demos dhe LëvizjaQytetare URA e Abazoviqit nuk morën pjesë në votim.
Zdravko Krivokapiq, ish-kryeministër i Malit të Zi, shkroi në Twitter më 20 gusht, “Do të kalojë! Dhe kalon shpejt. Tani duhet të transformohemi individualisht, veçanërisht politikanët, për të mirën e transformimit të Malit të Zi”.
Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik, pra deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Abazoviq, pas votimit të mosbesimit, u tha gazetarëve se nuk do të marrë pjesë në formimin e qeverisë së re.
Dritan Abazoviq ishte kryeministri i parë i Malit të Zi që i përkiste një komuniteti kombëtar të pakicës. Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviq u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistit Milo Gjukanoviqit.
Rrëzimi i Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020./Rel

Të tjera
-
ZRRE me njoftim zyrtar: Shtrenjtohet rryma për 16%
ZRRE në Kosovë ka dal me njoftim edhe zyrtarisht, duke treguar se është marrë...
-
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur n...
-
“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit të ZRRE-së
“Me hajna me hajna nuk ka shtet”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeshef...
-
“Ne do të iu barrikadojmë deri sa të shfuqizoni vendimin”, protestuesit bllokojnë zyrën e ZRRE-së
Nën moton “Asnjë cent më shumë”, ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjt...
-
Nën përcjelljen e policisë protestuesit i afrohen objektit të ZRRE-së
Nën moton “Asnjë cent më shumë”, ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjt...
-
Protestuesit nisen për te ZRRE-ja
“Asnjë cent më shumë”, është motoja kryesore që protestuesit po thërrasin kun...
-
“Vd*kje oligarkëve”, “Nuk duam të ikim prej Kosovës” – protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë
Në sheshin “Zahir Pajaziti”, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbl...
-
ZRRE shtrenjton rrymën, detajet thotë se do i shpalos përmes komunikatës
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim sot për shtrenjtimin e ener...
-
Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë: Rrezikohen vendet e punës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë i ka bërë thirrje ZRRE-së që të mos sh...
-
“Kur s’të del për bukë, nuk të duhet as drita!” – nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
Pak pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozim...
-
Nisin përgatitjet për protestë
Kanë nisur përgatitjet për protestën e paralajmëruar në ora 12:00 kundër shtr...
-
Pak para nisjes së protestës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës vendosen para hyrjes së ZRRE-së
Pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullat...