Lajme

BE ia prish ditën Kurtit, e lajmëron si lider të opozitës e jo si kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 18 August 2022

Faqja zyrtare e BE-së që përcjell në kohë reale takimet që zhvillohen në Komisionin Evropian EbS ka bërë një skandal duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti si “lideri i opozitës kosovare” në njoftimin zyrtar për takimin që do të mbahet sot në kuadër të dialogut me Serbinë raporton Gazeta Express.

“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd – Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Kryediplomati evropian Josep Borell, sot do t’i presë në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq në kuadër të dialogut.

-Advertisement-

Borell tha se pret nga dy liderët të jenë fleksibil dhe se ka ardhur koha për përparim dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera