BBC: Zhduken dhjetëra fëmijë emigrantë shqiptarë në Britani

Autori: Gazeta inFokus
19:18 | 03 December 2022
Pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria e të cilët janë marra nga Këshilli i Qarkut Kent këtë vit janë zhdukur, ka gjetur BBC.
Autoriteti vendor ka marrë nën mbrojtje deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur.
“Ecpat UK”, organizatë e cila bën fushatë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese.
Këshilli tha se kishte punuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe policinë për të mbrojtur fëmijët e cenueshëm.
Shifrat u morën nga BBC përmes një kërkese për Lirinë e Informacionit.
Këshilli tha se 197 fëmijë shqiptarë të procesuar në njësinë e pranimit në Kent të Ministrisë së Brendshme erdhën nën kujdesin e saj nga 1 janari deri më 31 tetor.
Institucioni shtoi se deri më 7 nëntor, 39 ishin regjistruar si të zhdukur. Megjithatë, Këshilli tha se disa nga ata fëmijë do të kishin mbushur 18-vjeç.
Shifrat e qeverisë të mbledhura nga BBC tregojnë se 44,122 njerëz kanë kaluar me varka të vogla deri më tani këtë vit, krahasuar me 28,461 që mbërritën në 2021.
Kjo kontribuoi në mbipopullimin në qendrën e përpunimit Manston në Kent, e cila në një moment mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4000 njerëz.
Për një autoritet lokal që merr rolin e kujdestarit të një fëmije, vetëm një i ri i zhdukur është shumë.
Për Këshillin e Qarkut Kent, të mos dihet se ku ndodheshin 39 nga fëmijët shqiptarë për të cilët ishte ngarkuar të kujdesej, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese.
Këshilli thotë se mund të jetë shumë e vështirë të parandalosh që disa fëmijë të zhduken.
Ky institucion po përpiqet të identifikojë në mënyrë proaktive ata që mund të jenë në rrezik shfrytëzimi dhe, kur të gjenden fëmijët e humbur, do të kryejë një përmbledhje për të parë nëse mund të nxirren mësime.
Sigurisht që është ndjerë nën presion vitet e fundit për numrin e fëmijëve azilkërkues që i është kërkuar të marrë përsipër, ndonjëherë duke refuzuar të pranojë më shumë, duke thënë se shërbimet ishin në pikën e thyerjes.
Tani, më shumë fëmijë të pashoqëruar po shpërndahen në të gjithë vendin. Por sfida e mbrojtjes së këtyre fëmijëve nga dëmtimi i mundshëm mbetet shumë reale.
Më shumë se 12,000 emigrantë nga Shqipëria kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar me anije deri më tani këtë vit – një rritje prej gati 4,000% krahasuar me vitin 2021.
Çështja është theksuar nga ministri i Emigracionit Robert Jenrick, i cili tha se në disa varka të vogla 80% e atyre që ishin në bord ishin nga Shqipëria.
Laura Durán, drejtuese e politikave, avokimit dhe kërkimit për “Ecpat UK” tha se ky ishte një numër “vërtet i lartë” i fëmijëve të zhdukur.
“Jemi vërtet të shqetësuar se ata janë në rrezik të shfrytëzimit ose janë trafikuar”.
“Ata mund të përballen me shfrytëzimin në punë në industri të ndryshme si ndërtimi ose autolarjet; ata mund të shfrytëzohen kriminalisht në shpërndarjen e drogës ose në fermat e kanabisit, ose mund të shfrytëzohen seksualisht”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë, Këshilli i Qarkut Kent tha se kishte parë një “rritje të konsiderueshme” në numrin e fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar të referuar në shërbimet e tij.
“Ndërsa të gjithë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit… hulumtimi dhe përvoja dëshmon se disa kombësi janë veçanërisht të cenueshme dhe mund të zhduken nga kujdesi i autoriteteve lokale shumë shpejt”.
“Këshilli i Qarkut Kent ka përdorur të dy protokollet mbrojtëse të vendosura, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit, dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë”.
“Këshilli vazhdon të marrë një rol proaktiv në mbrojtjen e të gjithë fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në kujdesin e tij”, ka thënë Këshilli i Qarkut Kent.

Të tjera
-
Komandanti i FSK-së viziton Qendrën Kombëtare ‘Özdemir Bayraktar’ në Truqi
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
“Një qeveri e mirë pro-amerikane që e heq taksën 10% – një kryeministër nga opozita”, Haradinaj flet për Hamzën edhe për Abdixhikun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dekl...
-
Qëndrimi i Kurtit në postin e kryeministrit konsiderohet shkelje kushtetuese
Për katër herë radhazi deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në seancë ...
-
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Nesër konferencë për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër pritet të mbahet konferen...
-
OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesu...
-
Hoxhë Osman Musliu për Kishën e Llapushnikut: Është objekt i fesatit, nuk është kishë
Hoxha Osman Musliu është deklaruar lidhur me Kishën e Llapushnikut në Drenas,...
-
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se për formimin e insti...
-
Kriza politike- Gjini: LVV po tenton të na shantazhojë
Lidhur me situatën e politike në vend dhe qëndrimet e AAK-së, në “Rubikon me ...
-
Momenti kur pjesëtarët e grupit terrorist serb në Banjskë gjuajtën me armë zjarri në drejtim të Njësisë Speciale Operative
Tëvë1 ka siguruar ekskluzivisht videot e pa transmetuara deri më tani, ku shi...
-
Maxhuni i NISMA-s i kundërpërgjigjet Haradinajt: E bëri Kryeministër Limaj, ai e rrëzoi Qeverinë pa paralajmërim
Albert Maxhuni nga NISMA ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të AAK-së...
-
Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar drejtoreshën e Institutit t...
-
Zemaj: Nuk është e pamundshme që Abdixhiku të bëhet kryeministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë një interviste...