Lajme

Bashkëjetesa me 15 vjeçaren që u bë nënë, policia interviston të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 20 July 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është informuar se në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, një e mitur 15-vjeçare ka lindur një fëmijë, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje më këtë rast në raportin 24 orësh të policisë, është bërë e ditur se personi i dyshuar është intervistuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar për kryerje të veprës penale të lartcekur. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndryshe dje (e martë), është njoftuar se vajza e mitur ishte në bashkësi jashtëmartesore me një person në diferencë më të madhe në moshë.

Ndërsa e mitura ishte dërguar në spital më datë 18.07.2022./Gazeta Infokus/

15 vjeçarja nga Prizreni bëhet nënë, policia nis hetimet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera