Lajme

Bashkëfshatari i Thaçit në Burojë: Procesi është shumë i padrejtë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 03 April 2023

Hajzer Osmani, bashkëfshatar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, për Klan Kosovën ka thënë se procesi i gjykimit në Hagë është i padrejtë.

Ai është shprehur se marshi djeshëm ka treguar se populli i Kosovës është me krerët e UÇK-së, përcjell Klankosova.tv.

“Procesi është shumë i padrejtë, vet marshi djeshëm ka treguar se populli i Kosovës është me krerët e UÇK-së, por ma merr mendja se këta kanë trysni nga të huajt, ose nuk kanë guxuar të shprehen me kohë se Evropa gjithmonë ka qenë kundër nesh, Evropa më dëshirë ka me i pa Serbinë në gjirin e sa, sesa Kosovën”.

-Advertisement-

“Amerika e NATO dihet që na kanë ndihmuar, na kanë çliruar. Padrejtësi të mëdha po bëhen sot, më shumë se përpara. Evropa nuk ka ka dashur, nuk ka do dhe ka bërë që sot njerëzit më të mirë të popullit tonë të gjenden në Hagë, në vend që gjenden ata që kanë bërë krime, tortura”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera