Lajme

“Bashkë do ta bëjmë këtë ndryshim realitet”, Arben Gega falënderon qytetarët e Budakovës dhe Suharekës për mbështetjen dhe energjinë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, ka falënderuar qytetarët e Budakovës dhe një pjesë të Suharekës për pritjen, kohën dhe mbështetjen e treguar gjatë takimeve elektorale, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gega tha se bisedat me qytetarët i dhanë një pasqyrë të qartë se ata janë të gatshëm për ndryshim, më shumë punë, zhvillim dhe dinjitet.

“Faleminderit banorëve të Budakovës dhe një pjese të Suharekës për pritjen, kohën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Nga bisedat që zhvilluam, pashë qartë se qytetarët janë të gatshëm për ndryshim, për më shumë punë, zhvillim dhe dinjitet. Bashkë do ta bëjmë këtë ndryshim realitet”, ka deklaruar Gega.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se angazhimi dhe mbështetja e qytetarëve do të jenë themeli për realizimin e ndryshimeve të synuara në komunitet dhe në nivel kombëtar.

Arben Gega kandidon për deputet me numrin 68 në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. /Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy