Sport

Bartomeu kërkon një tjetër reduktim pagash te Barça, futbollistët përgjigjen negativisht!

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 03 June 2020

Kriza financiare për shkak të pandemisë COVID-19 po ndihet shumë edhe te një klub i madh si Barcelona që njihet për financat e saja të shëndosha pasi presidenti Josep Maria Bartomeu duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat ka kërkuar një tjetër ndihmë nga futbollistë. Kështu, te Barcelona, Messi me shokë pranuan të hiqnin dorë nga 70% e rrogës së muajit mars.

Dhe, në komplet rrogën sezonale, futbollistët kanë humbur 17% të pagës së tyre. Kjo bëri të mundur që Barcelona të kursente 40 milionë euro. Megjithatë, nga lajmet e fundit në Spanjë, klubi nuk ka amortizuar ende dëmin nga COVID-19 e në këtë formë ka menduar t’iu propozojë lojtarëve edhe një tjetër reduktim.

Por, këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord për të hequr sërish nga pjesa e tyre e në këtë formë drejtuesit e blaugranave duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të vënë rregull financat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera