Barrikadat në veri, a ka shkuar ministri i Mbrojtjes për festat e fundvitit në Norvegji?
Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 28 December 2022
Situata e sigurisë në veri të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar, në ditën e 19 të vendosjes së barrikadave në këtë pjesë të vendit.
Mbrëmë u mbyll edhe pika kufitare në Mardare, nga ana e Serbisë, duke pamundësuar kështu hyrjen e bashkudhëtarëve që ia kanë mësy Kosovës për festat e fundvitit.
E dikush që do të duhej të ishte në krye të misionit, si udhëheqës i një institucioni ndër më të rëndësishmit të vendit kur flitet për sigurinë, pikërisht për këto festa ka zgjedhur të udhëtoj mijëra kilometra larg, për në Norvegji, në një kohë kur situata në veri është e tensionuar dhe ka rrezik të madh eskalimi.
Ministri që udhëheqë me Ministrinë e Mbrojtjes, Armend Mehaj, sipas burimeve të Front Online, ditë më parë ka udhëtuar në prag të Krishtlindjes për në Norvegji tek familja e tij, ku pritet t’i kaloj edhe festën e Vitit të Ri në këtë shtet skandinav.
Ministri Mehaj nuk është parë i pranishëm as sot në mbledhjen e Qeverisë. Atë në mbledhjen e ekzekutivit e ka zëvendësuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Front Online ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit lidhur me këtë çështje.
Nga ana tjetër, Serbia çdo ditë po provokon se do ta sjellë ushtrinë në kufi me Kosovën.
Një hap të tillë duket se e ndërmori edhe të martën e 27 dhjetorit.
Beogradi e vuri ushtrinë në një gjendje të shtuar gatishmërie për shkak të tensioneve me Kosovën.
“Forcat e armatosura serbe janë në ‘nivelin më të lartë” të gatishmërisë’, ka deklaruar ministri i mbrojtjes serb Milos Vuçeviq.
Ndërkaq në Kosovë po bëhet thirrje që të hiqen barrikadat.
Institucionet e sigurisë kanë shtuar kapacitetet në veri të vendit, ndërkaq ministri i Mbrojtjes e ka lënë ministrinë për t’i kaluar festat e fundvitit në një shtet tjetër, në kohën kur kërcënimet nga Serbia janë rritur dhe gjendja është mjaftë e tensionuar.
Herën e fundit kur ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie të shtuar ishte në muajin nëntor pasi qeveria serbe pretendoi se disa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore serbe nga Kosova.
Më 10 dhjetor, serbët në Kosovën veriore ngritën barrikada për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici, i dyshuar si i përfshirë në sulmet kundër policëve shqiptarë.
Bllokada përkoi me një rritje të të shtënave të raportuara së fundmi, më e fundit të dielën, sipas forcës paqeruajtëse në Kosovë, KFOR.
Përmes një deklarate të hënën ministri i mbrojtjes Milos Vuçeviq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dhënë urdhër që kapaciteti i forcave e armatosura speciale të rritej nga 1500 në 5000.
Të tjera
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...
-
Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend
Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Me...
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...