Sport

Barcelona në broxhe edhe ndaj Messit, duhet të paguaj deri në vitin 2025

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 12 January 2021

Lionel Messi ishte shumë afër largimit nga Barcelona gjatë verës së kaluar, mirëpo gjithçka ndryshoi në fund, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi vendosi të qëndroj edhe një sezon në klubin të cilit i fali gjithçka.

Por, si duket ky është sezoni i fundit i argjentinasit në ‘Camp Nou’, pasi gjasat që ai të largohet verën e ardhshme janë shumë të mëdha.

-Advertisement-

Megjithatë, edhe nëse largohet nga Barcelona, klubi do t’i paguaj rrogë deri në vitin 2025.

Kjo për shkak të borxheve që katalunasit i kanë ndaj 33 vjeçarit.

Sipas një marrëveshje të arritur mes futbollistit dhe klubit në vitin 2017, Barcelona detyrohet t’i paguaj Messit borxhin e mbetur deri në vitin 2025, kurse pjesa tjetër është paguar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera