Sport

Barcelona “hakmerret” ndaj Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 13 September 2017

Barcelona ka triumfuar 3-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Champions League, duke u hakmarrë disi për atë eliminim të vjetshëm nga ky kompeticion në gjysmëfinale ndaj kampionëve të Italisë.

Lionel Messi ishte edhe një herë njeriu i ndeshjes me dy gola të shënuar, ndërsa në këtë sfidë të parë në grupe gjeti golin edhe kroati Rakitic.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, skuadrat e mëdha si Chelsea, PSG, Manchester United e Bayern Munchen fituan lehtësisht duke realizuar goleada ndaj kundërshtarëve të tyre.

-Advertisement-

Chelsea i Conte-s shënoi 6 herë në portën e Qarabag, të Agollit edhe pse lojtari shqiptar mungoi në këtë sfidë. 0-5 fitoi në transfertë PSG e milionave ndaj Celtic, ku edhe këtë herë protagonistë ishin dy blerjet e reja Neymar dhe Mbappe.

Manchester rikthehet bindshëm në Champions me një fitore të pastër 3-0 ndaj zviceranëve të Basel, me të cilët u aktivizua në formacion edhe shqiptari Taulant Xhaka.

Një fitore e lehtë edhe për Bayern Munchen, të cilët triumfuan 3-0 ndaj Anderlecht.

Besnik Hasi i nisi me humbje grupet e Champions në stolin e Olimpiakos, teksa skuadra greke u mposht 2-3 në Athinë nga Sportingu. Humbja mund të ishte edhe më e thellë duke pasur parasysh që dy golat e vendasve u shënuan vetëm në kohën shtesë.

Ndërkohë, Roma dhe Atletico Madrid ndanë nga një pikë në ndeshjen e zhvilluan në “Olimpico”, e cila u mbyll pa gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera