Sport

Barcelona dhe Real Madridi në garë për yllin e Ajaxit

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 16 November 2020

Barcelona dhe Real Madridi janë futur në garë për transferimin e yllit të Alaxit, Ryan Gravenberch, shkruan Gazeta inFokus.

Gravenberch, përveç që po shkëlqen me fanellën e klubit, ai tani është ftuar edhe nga kombëtarja A e Holandës.

18 vjeçari është mesfushorë ofensivë dhe për shërbimin e tij ishte interesuar në fillim Juventusi, por sëfundmi në garë janë edhe Barca dhe Madridi.

-Advertisement-

Përfaqësuesi holandez ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2023, por nuk dëshiron të nënshkruaj diçka më afatgjatë.

Vlera e tij aktuale është rreth 40 milionë, por si duket Ajax nuk e ka në plan ta lë të lirë, të paktën deri në vitin 2021./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera