Ekonomi

Barazohet rroga e kryetarit të Prishtinës me kryetarët e komunave të tjera (Dokument)

Autori: Sylejman Sylejmani 15:43 | 29 January 2019

Kryetari i kryeqytetit do të paguhet njëjtë sikur kryetarët e komunave tjera nëpër Kosovë.

Kështu do të ndodhë, pas ndryshimeve të bëra të martën në projektligjin për pagat, shkruan Gazeta inFokus.

Kryetarit të komunës iu rrit koeficienti nga 6.5 në 8, duke bërë kështu që t’i barazohet me atë të të parit të Prishtinës.

-Advertisement-

Tashmë të dy do të marrin nga 1912 euro pagë mujore.

Para ndryshimeve të këtij ligji, kryetarët e komunave paguheshin nga 1553.5 euro.

Edhe deputetët do të përfitojnë pagë të njëjtë me kryetarët e komunave.

Atyre nga 8.5 u është ulur koeficienti në 8.

Ulje të koeficientit ka pasur edhe për Avokatin e Popullit e Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës.

Për ta pati ulje të koeficientit nga 9.0 në 8.0.

Gazeta inFokus do të sjellë në disa shkrime pagat me këta koeficientë të ri. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy