Lajme

Banka kineze shuan aktivitetet në Rusi e Bjellorusi

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 03 March 2022

Një bankë zhvillimore kineze, me bazë në Kinë, ka pezulluar aktivitetet e saj në Rusi dhe Bjellorusi.

Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë (AIIB), ka vendosur që t’i shuaj të gjitha aktivitetet në dy shtetet e sipërpërmendura, duke i vënë në rishikim edhe disa projekte të tjera që lidhen me to, shkruan Gazeta Express.

Sipas CNN, Kina kontrollon 26% të kapitalit të kësaj banke, ndërkaq Rusia 6%.

-Advertisement-

Kina kishte rritur financimet për këtë bankë në vitin 2016, për t’i krijuar rivalitet Bankës Botërore, e cila gjendet në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera