Lajme

Bajrami: Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash – e ka një hall të madh

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 08 January 2025

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash.

Bajrami ka thënë se shpërndarja e kartelave nga Kurti për 220 punëtorët që u punësuan në KEK këtë javë, është përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale, siç ka thënë, me metoda të paligjshme.

Bajrami ka përmendur edhe paralajmërimin e Drejtorit të SHSKUK’së për hapjen e një konkursi për 370 pozita, që janë me ushtrues detyre qe 10 vjet. Ajo ka ngritur dyshime se pse këto pozita po shpallen në prag të zgjedhjeve.

-Advertisement-

|Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral. Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën.

Albin Kurti ka një hall të madh, ai po e di mirë që mbështetja për të ka rënë. Në mungesë të rezultateve konkrete për qeverisjen e tij katër vjeçare “krejt dhe drejt” tani po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten. Por koha e fushatave me manipulime dhe premtime boshe po merr fund, 9 shkurti është afër. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera