Lajme

Bajram Begaj kalon nëpër Kosovë, policia bllokon akset kryesore

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 09 June 2026

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të kalojë sot nëpër territorin e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të veçanta për sigurinë dhe mbarëvajtjen e lëvizjes së eskortës zyrtare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, për të mundësuar qarkullimin e lirë sipas itinerarit të lëvizjes së delegacionit, sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri te Pika e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.

“Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore, të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikëkalimin Kufitar Hani i Elezit dhe anasjelltas, gjatë kthimit me datën 11.06.2026”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Policia ka bërë të ditur se, varësisht nga situata në terren, mund të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe garantimin e sigurisë gjatë lëvizjes së eskortës presidenciale.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptimin, duke kërkuar bashkëpunim gjatë kohës sa do të zbatohen kufizimet e përkohshme në qarkullim.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy