Lajme

Bajqinovci për ambasadorin Berishaj: Nuk mund ta shkarkosh njeriun i cili e ka mohuar fajin

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 25 April 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka komentuar skandalin e përfolur për ambasadorin Martin Berishaj, ku thuhet se është implikuar në një skandal të madh financiar.

Bajqinovci ka thënë se ambasadori në fjalë këto ditë do të vijë në Kosovë për tu sqaruar, dhe se nuk mund ta shkarkosh njeriun i cili e ka mohuar fajin.

“Për çështjen Berisha unë mendoj se duhet të pritur, dhe të vijë ai dhe të sqaroj se cila është e vërteta, e gjithë kësaj”, tha Bajqinovci në Kanal 10.

-Advertisement-

“Ai ka thanë se nuk është e vërtetë, dhe nuk mundesh me shkarku njeriun që e ka mohu”, tha tutje Bajqinovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera