Azemi: Kurti s’ka bërë përpjekje serioze për marrëveshje politike
Autori: Gazeta inFokus
16:56 | 08 July 2026
Sekretari organizativ në LDK, Visar Azemi, tha se LDK-ja është e gatshme për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për një marrëveshje politike.
Sipas tij, një marrëveshje politike do të nënkuptonte krijimin e institucioneve stabile, e jo vetëm sigurimin e numrave në Kuvend për kalimin e hapave të parë drejt konstituimit të tij.
Në një përgjigje për RTV21, Azemi tha se Kurti ende nuk ka bërë një përpjekje serioze për arritjen e një marrëveshjeje politike.
“Kosova ka humbur shumë nga bllokadat politike. Qytetarët presin që së shpejti të kemi institucione të reja. Askush nuk ka interes që vendi të hyjë në një cikël të ri bllokadash e më pas të përfundojë në zgjedhje të reja. Por, deri më tash nuk kam parë një përpjekje serioze të zotit Kurti për një marrëveshje politike. Këto përpjekje serioze nuk bëhen vetëm përmes deklaratave publike, por kërkojnë takime dhe dialog të drejtpërdrejtë me partitë politike, oferta konkrete dhe, mbi të gjitha, gatishmëri për kompromis për t’i ndërtuar institucionet. Si parti e parë, ata e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ndërtuar shumicën dhe për të krijuar një klimë bashkëpunimi mes partive politike, nëse ka vullnet real për marrëveshje. Këtë vullnet duhet ta shohim me veprime konkrete. LDK-ja gjithmonë është sjellë me përgjegjësi dhe ka pasur në qendër të vëmendjes interesin e vendit, por përgjegjësia nuk nënkupton që të shërbejë si zgjidhje për problemet e të tjerëve. Çdo bisedë serioze duhet të jetë e hapur, e sinqertë dhe e bazuar në një marrëveshje politike që i jep vendit stabilitet, e jo vetëm një zgjidhje të përkohshme për numrat në Kuvend.Për marrëveshje, po. Kjo marrëveshje politike nënkupton stabilitet institucional, e jo vetëm numra për t’i kaluar hapat e parë të konstituimit të Kuvendit.” tha ai.

T� tjera
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...




























