AVUK: Produktet e importuara i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe si të tilla janë të sigurta
Autori: Gazeta inFokus
17:20 | 14 August 2017
Autoritetet kompetente në Kosovë, përgjegjëse për kontrollin e ushqimit, sigurojnë qytetarët se produktet të cilat importohen i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe si të tilla janë të sigurta.
Në Kosovë në vazhdimësi janë identifikuara produkte me cilësi të dyshimtë të cilat kanë hyrë në tregun e Kosovës, por, që sipas përfaqësuesve të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit (AVUK), produkte të tilla ndalohen dhe nuk arrijnë në duart e konsumatorëve.
Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv në AVUK, thotë për Radion Evropa e Lirë, thotë se për raste e produkteve të dyshimta të cilat mund të hidhen në treg, njoftohen përmes sistemit të paralajmërimit të Komisionit Evropian.
Ky sistem, sipas tij, ndihmon që në asnjë rast produkte me cilësi të dyshimtë të hynë në tregun e brendshëm të vendit.
“Them me përgjegjësi të plotë se të gjitha produktet ushqimore, në këtë rast ato të cilat importohen, i nënshtrohen një kontrolli të detajuar nga ana e zyrtarëve të AVUK-ut, nga inspektorët, dhe në këtë drejtim jemi të sigurt për produktet të cilat ne i konsumojmë në tryezat tona familjare”, thekson Gjinovci.
Së fundi, në Evropë miliona vezë të pulave janë larguar nga tregjet evropiane, për shkak të prezencës së insekticidit fipronil, i cila është zbuluar nga shumë vende në Evropë.
Por që, sipas Gjinovcit, Kosova nuk është importuese e vezëve dhe se ky rast nuk e ka prekur vendin.
“Kosova importon një sasi të vogël të vezëve nga vendet e rajonit si nga Shqipëria, por jo nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Kosova nuk është e prekur dhe nuk ka ndonjë shqetësim për qytetarët apo konsumatorët sa i përket rastit të vezëve që përmendet në vendet e Bashkimit Evropian”, thekson Gjinovci.
Përderisa autoritetet kompetente theksojnë se të gjitha produktet janë të sigurta, organizatat joqeveritare disa herë kanë paraqitur shqetësimet e tyre për cilësinë e dyshimtë të produkteve.
Selatin Kaçaniku, udhëheqës i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, hedh dyshime në cilësinë e produkteve të cilat hyjnë në tregun e Kosovës.
“Nëse kemi parasysh që importet kontrollohen sipas modelit të ekzemplarit të rastësishëm, ku çdo i 17 ekzemplarë kontrollohet nëse i referohemi nivelit të kënaqshmërisë së qytetarit, atëherë del se rezultati nuk është në nivelin e duhur. Atë çka thonë zyrtarët, ato janë në libra, por ajo që realizohet mund ta konfirmojnë vetëm qytetarët”, thekson Kaçaniku.
Ndërkohë, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk janë shumë të sigurt në atë që konsumojnë.
Bajram Bucolli qytetar thotë se nga produktet jo të mira që po i konsumojnë edhe shëndeti i qytetarëve nuk është i mirë.
“Ushqimet e përgjithshme nuk janë origjinale, në të kaluarën ushqimet kanë qenë më të shëndetshme, as sëmundje nuk kemi pasur, e tash po paraqiten sëmundje të ndryshme”, thotë ai.
Ngjashëm, shprehet edhe Avdiu.
“Shumë gjëra nuk po na pa pëlqejnë, nuk janë të sigurta, të dëmshme për shëndetin. Pse duhet të importojmë produkte nga vendeve tjera kur ne i kemi produktet tona”, thotë ai.
Kosova vazhdon të jetë importuese e gati të gjitha produkteve.
Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro.
Kosova, që nga viti 2004 ka Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave.
Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të konsumatorit.

T� tjera
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
-
Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të...
-
Katër raste të dhụnës në familje brenda një dite në Kosovë, tre të arrestuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë s...
-
Lista Studentore që sfidoi Vuçiqin zbarkon në Kosovë, me retorikë të ngjashme me Listën Serbe
Përfaqësuesit e Listës Studentore të Serbisë kanë zhvilluar një vizitë në Kos...
-
Pas “gafës” së mjekëve, Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një ...
-
Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
Dëshmitarja e mbrojtjes në rastin ndaj Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi...
-
Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar ...
-
U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur nj...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa...
-
Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase
Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urda...
-
Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka taku...
-
Pelegrini turk vdes pasi u rrëzua gjatë lutjeve para nisjes për në Umre
Një burrë turk 68-vjeçar ndërroi jetë pasi u rrëzua ndërsa drejtonte lutjet n...



































