Rajoni dhe Bota

Avokatët e Trump i quajnë akuzat ndaj tij “të rrezikshme”

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 19 January 2020

Ekipi ligjor mbrojtës i presidentit amerikan Donald Trump ka dërguar përgjigjen e parë zyrtare lidhur me akuzat për gjykimin ndaj tij, duke i përshkruar ato si një “sulm të rrezikshëm ndaj demokracisë”.

Në dokument thuhet se artikujt e gjykimit nuk arritën të pohojnë ndonjë krim dhe ishin një përpjekje “e pacipë” për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Përgjigja e avokatëve erdhi përderisa demokratët paraqitën raportin e shkurtër për procedurat.

-Advertisement-

Hapja e deklaratave në gjyq do të fillojë javën e ardhshme.

Trump është  presidenti i tretë në histori të SHBA-ve që përballet me një proces gjykimi. Ai akuzohet për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit – akuza të cilat i ka mohuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera