Avdyli: Koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 17 Nëntor 2021
Deputeti i Listës ‘Guxo’ që vepron në Grupin Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli, ka komentuar rezultatin e balotazhit në zgjedhjet lokale.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se për rezultatin e arritur nga disa parti kanë ndikuar shumë faktorë.
“Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë, portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mirë shumë. Ju themi urime”, tha Avdyli.
Tutje theksoi se ndaj tij është dukë u bërë një fushatë denigruese në rrjetet sociale.
“Por ajo që vërehet këto muajt e fundit e veçanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetëra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznesmenëve të pseudo portaleve. Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përçarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo. Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli i parë. Mos harxhoni para, energji për shpifje e shkrime koti”, deklaroi ai.
Sipas tij, koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029.
“Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional. Prandaj të dashur miq që pajtohemi e që s’pajtohemi , qetësohuni, përgatituni të përshtateni me udhëheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udhëheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujt nuk i pritet por vetëm atëherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeçar”, shkroi Avdyli.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...




























