Rozë

Aurela Gaçe i plotëson kërkesën të madhes së skenës…ja çfarë ndodhi në takimin me Nexhmije Pagarusha (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 11 July 2017

Pak kohë më parë këngëtarja e njohur shqiptare Nexhmije Pagarusha i bëri një kërkesë publike këngëtares Aurela Gaçe që ta takonte pasi e vlerësonte shumë dhe kishte shumë dashuri për të.

Nuk vonoi shumë dhe Gaçe e ka zbatuar këtë kërkesë. Gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar një foto me Nexhmijen dhe krahas saj ka shkruar: “

“Kerkesa e legjendes u be realitet. Shkova sot … e perveç faktit qe eshte ikone ne skene e legjende e gjalle e jona mbare Shqiptare, une pata fatin ( jo vetem sot) te marr nga humori i saj aq i holle .

-Advertisement-

Pata fatin te prek sadopak njeriun qe eshte pertej skenes…e di qe eshte pak , por une jam me fat qe e kam kete mundesi . Legjendat nuk lindin perdite. E ne jemi me fat qe akoma e kemi mes nesh e mund ti japim dashurine tone e mirenjohjen per çfare na ka dhene .. Fatmireshisht ajo e ndjen qe ne e Duam kaq shume.

NEXHMIJE PAGARUSHA e paperseritshmja jone,”-përfundon Aurela postimin e saj për takimin me këngëtaren e madhe të skenës shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera