Lajme

Aulona Mehmetit i bëhet presion në Klinikën e Pediatrisë pasi reagoj publikisht për gjendjen e tmerrshme

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 13 July 2026
Aulona Mehmeti është një nga qytetaret që publikisht ngriti shqetësime për kushtet e rënda infrastrukturore dhe organizative në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke publikuar edhe fotografi që dëshmojnë gjendjen në këtë institucion shëndetësor.

Megjithatë, sipas saj, pas publikimit të këtyre pamjeve dhe përshkrimit të gjendjes me të cilën po përballet gjatë trajtimit të djalit të saj, në vend të reflektimit dhe adresimit të problemeve, ajo është përballur me presion të vazhdueshëm nga stafi i institucionit.

Përmes një reagimi publik, Mehmeti ka bërë të ditur se mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:30, është vizituar në dhomën ku po qëndron me djalin e saj dhe i është kërkuar të verifikojë pretendimet e bëra në statusin e publikuar.

-Advertisement-

Sipas saj, një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe të nesërmen në mëngjes.

“Pas statusit tim për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, fatkeqësisht, në vend të reflektimit, kam filluar të ndiej presion për atë që kam shkruar. Mbrëmë, rreth orës 23:30 më kanë vizituar në dhomën ku po qëndroj me djalin tim dhe më është kërkuar t’i verifikoj ato që kam shkruar në status. Sot, rreth orës 10:30 më kanë vizituar prapë, me ç’rast më është thënë se ato që kam shkruar janë të pasakta dhe më është kërkuar edhe raport lidhur me rastin”, ka shkruar Mehmeti.

Ajo ka theksuar se nuk refuzon t’i ndjekë procedurat institucionale për paraqitjen e ankesës, por ka bërë të ditur se prioritet i saj mbetet shëndeti i djalit, i cili ende po trajtohet në klinikë.

Mehmeti ka shtuar se gjendja për të cilën ka folur është e dukshme në fotografitë e publikuara dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë për të kuptuar problemet që ekzistojnë në repart.

“Fotografitë janë publike. Ato e dëshmojnë gjendjen ndoshta më mirë se çfarëdo ankese që mund të shkruaj unë. Për të filluar adresimin e një dysheku të njollosur, mungesës së sapunit apo kushteve elementare, nuk duhet pritur ankesa e një nëne me fëmijën e shtrirë në spital”, ka deklaruar ajo.

Një ditë më parë, Mehmeti publikoi fotografi nga Pediatria e QKUK-së, ku shiheshin kushte të papërshtatshme për pacientët, pamje që shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik./GazetaInfokus

Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Ymeri-Vitisë: Pse nuk po ndrrohen çarçafat e shtrati, por po vizllojnë teshat e tua të katit

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy