ATK ka shënuar rritje të të hyrave për 15.6 milionë euro ore 8.7 %
Autori: Gazeta inFokus
16:05 | 03 July 2017
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka prezantuar zhvillimet të cilat e kanë përcjell periudhën Janar-Qershor 2017.
Në këtë konferencë me fokus të veçantë u diskutua për të hyrat, për formën e re të rimbursimit nga kuponët fiskal, si dhe për raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat Financiare të vitit 2016.
Drejtori Imeri, para mediave tha se trendi i të hyrave ka shënuar rritje për 15.6 milionë euro ose 8.7 % më shumë, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjte me vitin e kaluar, deri më tani janë inkasuar të hyra në vlerë prej 192.9 milionë euro. Rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.
Çështje tjetër me interes për tatimpaguesit është shfrytëzimi i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, i cili është në fuqi deri me 31 gusht 2017, e nga i cili mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit që kanë vështirësi financiare dhe kanë borxhe të papaguara.
U prezantua edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat Financiare të vitit 2016, ku ky raport është pa modifikuar dhe se Pasqyrat Financiare vjetore paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale. Janë 14 çështje të rekomanduara, për të cilat ATK është duke bërë përgatitjen e planit të veprimit që të njëjtat të përmirësohen.
Po ashtu, gjatë këtij prezantimi u shpalosë edhe forma e re e rimbursimit nga kuponët fiskal, e cila është e përcaktuar me Udhëzimin e ri Administrativ MF-NR 01/2017, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2017. Ky udhëzim administrativ përcakton formën e aplikimit përmes të njëjtës vegël elektronike përmes web faqes së ATK-së, ndryshon vetëm forma dhe kriteret e rimbursimit. Plikoja duhet të ketë minimum 60 kupona fiskal dhe mbi 250 € vlerë monetare. Plikot ruhen nga qytetarët, dhe pas përzgjedhjes së fituesve e cila bëhet nga sistemi elektronik, në mënyrë publike, atëherë sillen në Zyrat e ATK-së për rimbursimin e fituesve Potencial.
- Imeri u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e kësaj kampanje pasi që rimbursimi-shpërblimi është 10 % e vlerës së kuponëve fiskal të plikos me një maksimum 100 €.
Drejtori në përmbyllje të takimit tha se ATK çdoherë ka në plan të parë tatimpaguesin, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore./INFOKUSI


T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































