ATK-ja për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka inkasuar 239.5 milionë, 8.9 përqind më shumë se vjet
Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 19 July 2019
Ministri i Financave, Bedri Hamza në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha se nuk mund të realizohen projektet pa pasur grumbullim të të hyrave.
“Rritja e të hyrave është një arritje për t’u vlerësuar lart. Por edhe luftimi i informalitetit duhet të ndodhë, sepse nuk mundet dikush me paguar taksa e dikush jo. Pra, trajtimi i tyre duhet të jetë i drejtë për secilin biznes. Fokusi ynë është që ta përmirësojmë ambientin për biznese”, tha Hamza.
Ministri Hamza paralajmëroi se inspektorët e ATK do të jenë me uniformë, jo më me veshje civile.
Sipas Hamzës nuk është kërkesë dhe nuk ka presion ndaj bizneseve për mbledhjen e tatimeve, përveç asaj që kërkohet me ligj për inkasim.
Drejtori i ATK Ilir Murtezaj duke folë për punën gjashtë mujore të këtij viti, tha se të hyrat në këtë periudhë janar- qershor 2019 janë 239.5 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 8.9 përqind ose 19.5 milionë euro më shumë.
Drejtori Murtezaj theksoi se ATK ka pasur edhe aktivitete për mbledhjen e borxheve dhe trajtimin e tyre. Sipas tij, aktivitetet e mbledhjes së detyrueshme ose borxhet e mbledhura janë 44.9 milionë euro, ndërsa borxhi total është 370.7 milionë euro.
Murtezaj theksoi se gjatë kësaj periudhe ka janë zhvilluar 155 aktivitete të konfisikmit që ka rezultuar me 2.7 milionë euro.
Gjatë kësaj periudhe, ATK ka realizuar 960 kontrolle të përfunduara, 34.8 milionë euro tatim shtesë(tatim, ndëshkime, interes), ndërsa 6.3 milionë ulje kreditimi dhe 67.3 milionë zvogëlim i humbjes. ATK gjatë hetimit tatimor ka pasur 81 aktivitete për shmangie tatimore dhe 23 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore.
Murtezaj tha se objektivat për 2019 është realizimi i planit vjetor, plani i trajtimit ë rreziqeve të përmbushjes tatimore dhe trajtimi i mbledhjes së borxheve.

T� tjera
-
Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kon...
-
Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes insti...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar...
-
Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit n...
-
Rrahmani për rastin e Arlinda Zekajt: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani duhet të ketë shkarkime
Deputeti Eman Rrahmani ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për dësht...
-
Raporti i KE-së vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka evidentuar një së...
-
KE: Raporti i vitit 2026 vlerëson pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitiv...
-
Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në ku...
-
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
Aksion i madh policor në Prizren, Suharekë e Dragash – ka të arrestuar për bixhoz të paligjshëm
Një aksion i gjerë policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fa...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ...
-
Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit nesër mbahen disa aktivitete
Me rastin e 10 vjetorit të Astrit Deharit gjatë ditës së nesërme në vendin to...


































