Sport

Atdhe Nuhiu e nis furishëm sezonin e ri, shënon pas 20 minutave lojë

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 04 August 2018
Atdhe Nuhiu e ka nisur me gol sezonin në Championship, që njihet si rangu i dytë i nivelit në futbollin anglez.
Kjo fundjavë ka sjellë edhe fillimin e sezonit në Championship.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka gjetur golin që në ndeshjen e parë, duke i shënuar skuadrës së Wiganit në minutën e 20’ për të barazuar rezultatin në 1:1.

Nuhiu pranoi një top në zonë, dhe pavarësisht një tollovie të madhe të krijuar ai me insistimin e tij arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

 Rezultati aktual i ndeshjes Wigan Athletic – Sheffield Wed është 2:1 në të mirë të vendasve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera