Lajme

Astrit Zemaj pritet në takim nga oficeri më i lartë ushtarak i NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 25 January 2023

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur në një takim pune nga oficeri më i lartë ushtarak i NATO-S, Rob Bauer, shkruan Gazeta inFokus.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka shprehur mirënjohen e Kosovës ndaj kontributit të vazhdueshëm të Nato-s dhe KFOR-it.

“Sot kam patur nderin e veçantë të pritem me nje takim të frytshëm pune në #NATO nga ana e Admiralit,  Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Chair of the Military Committee – NATO). Admirali Bauer është oficeri më i lartë ushtarak i NATO-s dhe njekohësisht edhe Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut-NAC.

-Advertisement-

Vendi ynë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

Po ashtu duke marrë parasysh pozitën dhe rolin e CMC Admiralit Bauer në NATO, kemi percjellë mesazhin se Republika e Kosovës është e dëshmuar nder vite dhe ka vepruar me vendosmeri për të dhenë  kontributin e saj shumëdimensional krahas aleateve dhe partnerëve për sigurinë dhe paqën edhe përtej rajonit, si dhe është  e vendosur për rrugëtimin e saj euroatlantik dhe te avancimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, ka shkruar  Zemaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera