Sport

Aston Villa e dëshiron legjendën e Liverpoolit si trajner

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 10 November 2021

Klubi anglez Aston Villa dëshiron që ta emërojë Steven Gerrard si trajnerin e tyre të ri, ku ky i fundit është i hapur rreth mundësisë së kalimit në Premier Ligën angleze.

Sipas “Goal”, Gerrard është numri një në listë të Aston Villas që ta zëvendësoj Dean Smith, i cili u shkarkua të dielën pas një fillimi jo të mirë të sezonit të ri, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, Gerrard ka kontratë me skuadrën skoceze Rangers deri në vitin 2024, e cila raportohet se nuk do të lejojë që trajneri i tyre të largohet në fillim të sezonit vetëm nëse Villa pranon të paguajë dëmshpërblimin prej 3 milionë eurosh.

-Advertisement-

Po ashtu, është spekuluar se pas aventurës së Kloppit me Liverpoolin, Gerrard do të jetë zëvendësuesi i tij te “Të Kuqtë”, por ish-mesfushori anglez mund ta fillojë aventurën në Premier Ligën angleze më herët seç është pritur, duke marrë drejtimin e skuadrës së Aston Villas.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy