Asllanaj: Nëse harrojmë kontributin e SHBA-ve, harrojmë hitorinë

Autori: Gazeta inFokus
23:07 | 11 February 2021
Kandidati i LDK-së për deputet nga Suhareka, Sali Asllanaj, ka thënë se rrëzimi i qeverisë Kurti, nuk ka ndodhur për shkak të LDK-së por për shkak të disa faktorëve të jashtëm. Në takim me srukturat e nëndegës në fshatin e tij të lindjes Gjinoc, Asllanaj , ka thënë se miqësinë e Kosovës me SHBA-të, nuk mund ta prishë askush.
“Miqësia me Amerikën është e e hershme.
Sic ka thënë edhe Ibrahim Rugova, miqësia me Amerikën është e përhershme, dhe nëse e harrojmë kontributin e Amerikës ne e harrojmë historinë.
Me Amerikën në krah ne jemi te sigurt që askush nuk na cënon, por pa Amerikën ne jemi shumë të dobët”, ka thënë Asllanaj.
Asllanaj tutje ka thënë se LDK është parti e dëshmuar për ruajtje të shtetit. Në takim me banorët e fshatit Maqitevë, kandidati i LDK-së për deputet, ka shprehur bindjen se me përkrahjen që po e gjenë gjithandej, LDK është parti e fortë.
“Nuk e bllokojmë shtetin, ne do ofrojmë zgjidhje, a do të jemi apo jo në qeveri nuk ka rëndësi ne do ta ruajmë shtetin.
Besoj që edhe nga këto zgjedhje ne do të jemi parti e fortë dhe këtë po e shoh edhe nga mbështetja e juaj. LDK-në duhet t’ua lëmë trashëgimi edhe gjeneratave të ardhshme, nipave dhe mbesave tanë”, ka thënë tutje Asllanaj.
Ish kryetari i Komunës së Suharekës gjatë ditës takoi edhe banorët e fshatit Bllacë. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të dielen të dalin në zgjedhje, dhe të votojnë LDK-në.
“Mos pritoni me dalë të dielen në zgjedhje , ju lus të gjithëve që te kontaktoni e takoni të gjithe miqët e dashairët tuaj, dhe t’i ftoni të votojnë për LDK-në që të korrim fitore bindëse.po ju garantoj që lista e LDK-së është më e mira”, ka thënë Asllaaj
Ish-kryetari i Komunës së Suharekës për tri mandate, Sali Asllanaj, ka vendosur që t’i futet edhe njëherë garës për deputet, gjersa në listën zgjedhore të LDK-së Asllanaj mban numrin 41.
Ai ishte deputet edhe në legjislaturën e viteve 2010 – 2013 të Kuvendit të Kosovës.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...