Zgjedhjet 2021

Asllanaj: LDK është e vetmja që ruan miqësinë me SHBA-të

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 12 February 2021

Fushatën zgjedhore për zgjedhjet e së dielës, kandidati i LDK-së për deputet nga Suhareka, Sali Asllanaj, e mbylli në takim me banorët e fshatit më të madh të kësaj komune, Mushtisht.

Para banorëve të këtij fshati, Asllanaj, tha se zgjedhjet e së dieles janë më të rëndësishmet në këto dy dekadat e fundit, pasi që sipas tij nga kjo varet e ardhmja e shtetit të cilën e mbron vetëm LDK-ja.

“Të nderuar qytetarë ju tashmë e dini se zgjedhjet e së dieles janë të një rëndësie të veçantë, pasiqë shtetin tonë e kanë vënë në rrezik të tjerët. Ju siguroj se LDK, është e vetmja parti që e mbron shtetin e Kosovës. Raportet me SHBA-të mund t’i kultivojë vetëm LDK-ja, dhe jo vetëm, ne i ruajmë edhe raportet me shtetet properëndimore”, ka thënë Asllanaj.

-Advertisement-

Në ditën e fundit të fushatës, kandidati i LDK-së për deputet, Sali Asllanaj, takoi edhe banorët e fshatit Vraniq të Suharekës.

Para banorëve të këtij fshati, Asllanaj, tha se vota për LDK-në është rikonfirmim i fitores së radhës.

“Entuziazmi për fitoren e LDK-së, është i madh, kudo që po shkojmë po e ndjejmë erën e fitores së madhe. Unë jam i bindur se ju tashmë e keni ndarë mendjen për votën tuaj për LDK-në. Vetëm edhe disa orë na ndajnë nga vendimi juaj i madh. Ju ftoj që masivisht të dilni në zgjedhje dhe të votoni për LDK-në”, ka thënë Asllanaj.

Ish kryetari i Komunës së Suharekës për tri mandate dhe ish deputeti i legjsilaturës 2010-2013, Sali Asllanaj, në listën zgjedhore të

LDK-së për zgjedhjet e së dieles mban numrin 41

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera