Ashpërsimi i masave për pirjen e duhanit në vende publike, kaq gjoba u shqiptuan deri më tani

Autori: Elvira Haxhiu
21:33 | 21 March 2023
Që nga java e kaluar prej kur ka filluar ashpërsimi i masave kundër pirjes së duhanit në vende publike, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka shqiptuar rreth 150 gjoba.
Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, i cili tha se nga dita e enjte e javës që lamë pas janë bërë rreth 500 inspektime.
“Nga dita e enjte janë bërë rreth 500 inspektime ku në rreth 150 prej tyre janë shqiptuar masa sanksionuese të përcaktuara me ligj”, ka thënë Thaçi.
Gjithashtu ai ka thënë se ka ngritje të nivelit të respektimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke vazhduar punën në mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit të Duhanit. Ekipet inspektuese në kontrollet sipas lanit po vazhdojnë ta kenë ne prioritet edhe respektimin e rregullit “Pa Tym” në hapësirat e mbyllura të përcaktuar me Ligj”, tha zëdhënësi i AUV-it për Infokus.
Kujtojmë se para disa ditësh, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura dhe në hapësira publike.
“Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit”, ka thënë Peci.
Ligji për Kontrollin e Duhanit parasheh se dënimi për shkelësin fizik ose qytetarin është 50 euro, për përgjegjësin e hapësirës 500 euro dhe personin juridik apo për subjektin afarist kjo vlerë arrin në 3 mijë euro./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...
-
Sụlmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtari policor në Fushë Kosovë. ...