Asamblistët e VV-së dorëzojnë padi në Supreme kundër vendimit të Ramës për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik
Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 17 July 2026
Asamblistët e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kanë njoftuar se kanë dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Kryetarit të Komunës për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.
Përmes padisë, grupi i asamblistëve ka kërkuar anulimin e vendimit dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata.
Në arsyetimin e padisë thuhet se Kryetari i Komunës nuk ka kompetencë ligjore për caktimin e çmimit të biletave të transportit publik, pasi kjo kompetencë, sipas tyre, i takon Kuvendit Komunal.
Po ashtu, në padi pretendohet se vendimi krijon trajtim diskriminues, duke përcaktuar çmime të ndryshme për të njëjtin shërbim publik në varësi të mënyrës së pagesës, pa një justifikim objektiv dhe proporcional.
Sipas tyre, vendimi është marrë në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë, duke mos respektuar procedurat dhe standardet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe duke mos përmbajtur arsyetimin e kërkuar ligjor.
Gjykatës Supreme i është kërkuar të vendosë lidhur me ligjshmërinë e vendimit dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në përfundimin e procedurës gjyqësore.
Njoftimi i plotë:
ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN. AS KRYETARI I PRISHTINËS.
Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Kryetarit të Komunës për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.
Me këtë padi kërkojmë anulimin e vendimit dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Padia jonë bazohet në disa pretendime themelore:
Kryetari i Komunës nuk ka kompetencë ligjore të caktojë çmimin e biletave të transportit publik. Sipas ligjit, kjo kompetencë i takon Kuvendit Komunal.
Vendimi krijon trajtim diskriminues, duke vendosur çmime të ndryshme për të njëjtin shërbim publik, vetëm mbi bazën e mënyrës së pagesës, pa një justifikim objektiv dhe proporcional.
Vendimi është marrë në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë, duke mos respektuar procedurat dhe standardet që kërkon legjislacioni në fuqi. Vendimi nuk përmban as arsyetimin e detyrueshëm ligjor.
Në një shtet të së drejtës, askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë autoritet publik nuk mund të imponojë barrë financiare ndaj qytetarëve duke anashkaluar ligjin.
Tani është radha e Gjykatës Supreme të mbrojë ligjshmërinë dhe interesin publik

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...




































