Lajme

As ministrja Rizvanolli nuk ofron zgjidhje për reduktimet, thotë se ankesat e qytetarëve i përcjelli në KEDS dhe KOSTT

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 27 December 2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me përfaqësuesit e KOSTT-it dhe KEDS-it pas problemeve të mëdha me furnizim me energji elektrike e reduktimeve masive në vend.

Mirëpo as ministrja nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje për këtë problem, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo pas takimit në një konferencë për media tha se shqetësimet dhe ankesat e qytetarëve i ka përcjellur tek zyrtarër e KEDS dhe KOSTT-it.

-Advertisement-

“Përgjatë takimit, unë i përcolla të gjitha ankesat e qytetarëve që i kemi pasur përgjatë ditëve të fundit me energji elektrike, veçanërisht në zona të caktuara, që kanë qenë më të ndikuara. Nga njëra anë, kërkova nga të dy operatorët të bëjnë maksimumin që ekipet në terren të sanojnë në masën e mundshme të gjitha lokacionet, ku ka probleme, qoftë për shkak të prishjes ose mbingarkesës, nga ana tjetër është tepër me rëndësi që investimet në nivel të transmisionit që janë duke u bërë e që janë afër, si nënstacioni i Ferizajt, që është rajoni që ka më së shumti problem, të vazhdojnë me intensitet të lart të mundshëm në mënyrë që të fillon puna sa më shpejt”, tha ajo.

Ndërsa po ashtu ministrja kërkoi nha qytetarët të përcjellin njoftimet dhe rekomandimet e të dy institucioneve, KEDS dhe KOSTT./Gazeta Infokus

Reduktimet me energji elektrike, shefi i KOSTT: Mbingarkesa e jashtëzakonshme ka ardhë si pasojë e zhvillimit ekonomik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera