Artmotion siguron të drejtat ekskluzive të transmetimit të NBA edhe për pesë vjet
Autori: Gazeta inFokus
17:33 | 05 November 2025
Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball Association (NBA), duke siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit për pesë vitet e ardhshme në Kosovë.
Falë kësaj marrëveshjeje shumëvjeçare, shikuesit kosovarë do të vazhdojnë të shijojnë spektaklin më të madh të basketbollit botëror, duke përfshirë ndeshjet e sezonit të rregullt, Playoff-et, NBA Finals, si dhe ngjarje të veçanta si NBA All-Star Weekend, NBA Draft, NBA In-Season Tournament, dhe shumë evente të tjera ekskluzive.
Ky partneritet i ri e përforcon pozitën e Artmotion si platforma kryesore sportive në Kosovë, duke ofruar përmbajtje të pasur, komentim profesional dhe transmetime në cilësi të lartë HD për një përvojë shikimi të pakrahasueshme.
Përveç NBA-së, Artmotion mbetet destinacioni kryesor për ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare, përfshirë UEFA Champions League, Premier League, La Liga, Serie A, Europa League, Conference League, Formula 1, MotoGP, Judo, UFC, si dhe Superligën e Kosovës në Futboll dhe Basketboll, me transmetime ekskluzive për komunitetin sportdashës.Kjo ripërtrije e rëndësishme e bashkëpunimit me NBA-në konfirmon përkushtimin e Artmotion për të sjellë sportin më të mirë botëror në çdo shtëpi në Kosovë, duke ofruar përmbajtje premium dhe eksperiencë televizive të nivelit ndërkombëtar.

T� tjera
-
Hakohet Binance – tronditen tregjet e kriptovalutave
Një sulm i mundshëm kibernetik ndaj platformës Binance, që mund të përfshijë ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të vranët vjeshtor, me reshje të herëpashe...
-
Musliu njofton se ka dështuar ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj, shkak mungesa e uniformave
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me mosmbajtjen e plani...
-
Francë, 70 mijë policë në gatishmëri në prag të protestave të së shtunës
Shtatëdhjetë mijë policë do të dislokohen në të gjithë Francën për të ruajtur...
-
“Gjuha është shfrenuar, parlamenti është joserioz”, Fatmir Limaj: Krejt kjo klimë është shpërndarë nëpër shpija
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në Pressing në T7...
-
“Ma keni vënë jetën në rrezik” – Ish-kryeprokurorja e Pejës fajëson KPK-në pas suspendimit, thotë se po paraqitet si dorasja e Arlindës
Ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vucetaj, ka rea...
-
“11 vjet pa drejtësi për motrën time”, Shkëlqim Pajazitaj reagon ndaj emërimit të Valbona Disha Haxhosajt në krye të Prokurorisë
Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka reaguar pas emërimit të V...
-
Skandaloze: Titujt e raporteve të ministrisë së Sveçlës dhe Gërvallës nuk i referohen si vrasje rastit të Arlindës
Edhe pas vrasjes brutale të Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar mbrojtje ng...
-
Shteti nuk iu siguroi uniformat – shtyhet diplomimi i kadetëve të policisë së Kosovës
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Koso...
-
“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas r...
-
Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s’ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime
Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri,...
-
Konferenca e Gërvallës e Sveçlës nesër ndryshon planet për protestë: Qytetarët para Qeverisë në ora 09:00
Vala e protestave për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale nuk do të nda...

































