Artmotion rikthehet në Sunny Hill Festival 2026 – SPORTI SI KULTURË URBANE
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 30 July 2026
ArtMotion dhe Sunny Sunny Hill Festival edhe këtë vit bashkojnë forcat në një prej edicioneve më të mëdha deri më tash, kur në Prishtinë zbarkojnë emra të njohur të skenës botërore si Katy Perry, Martin Garrix, Lewis Capaldi, PAWSA, Adam Port & Rampa (Keinemusik), Dhurata Dora dhe shumë artistë të tjerë, duke e shndërruar festivalin në epiqendrën e muzikës dhe kulturës urbane.
Në këtë atmosferë unike, Artmotion rikthehet si partner me një prezencë edhe më të madhe, duke sjellë një eksperiencë që shkon përtej festivalit. Këtë vit, koncepti i Artmotion ndërtohet rreth idesë “Sporti si Kulturë Urbane”, duke bashkuar energjinë e sportit, muzikës, teknologjisë dhe kreativitetit në një hapësirë të vetme.
Një nga atraksionet kryesore do të jetë Artmotion Stage, e ndërtuar në dy kate, ku gjatë gjithë festivalit do të zhvillohen aktivitete, takime me mysafirë specialë dhe përmbajtje ekskluzive, duke krijuar një atmosferë dinamike për të gjithë vizitorët.
Këtë vit, në Chill Zone, Artmotion rikthen një nga instalacionet më të pëlqyera të festivalit – topin ikonik, por kësaj radhe me një dizajn krejtësisht të ri dhe më kreativ. I transformuar me një identitet modern dhe urban, instalacioni do të jetë pika ideale ku vizitorët mund të realizojnë fotografi unike, të krijojnë përmbajtje për rrjetet sociale dhe të shijojnë atmosferën e festivalit duke u relaksuar në lazy bags, në një ambient të krijuar për pushim, socializim dhe përjetime të paharrueshme.
Për adhuruesit e showbizit dhe argëtimit, Artmotion do të transmetojë emisione live direkt nga zemra e festivalit, me intervista ekskluzive, të ftuar VIP, momente spontane dhe gjithë atmosferën që e bën Sunny Hill një nga festivalet më të veçanta në rajon.
ARTMOTION – SPORTI SI KULTURË URBANE


T� tjera
-
Sadiku: LDK duhet të jetë një opozitë e zëshme ndaj Vetëvendosjes, kjo qeverisje ka qenë e dëmshme për shtetin tonë
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, para mbaj...
-
Kuvendi për fatin e Abdixhikut- sa vota duhen për ta shkarkuar sipas Statutit të LDK’së?
Sot në orën 18:00 në periferi të Prishtinës do të mblidhet Kuvendi i Lidhjes ...
-
Caktohet data kur do të rivlerësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn
Gjykata e Lartë ka zyrtarizuar datën për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj ...
-
Shkelje të rënda, Inspektorati ndal punimet në Podujevë e Shtime, një rast përfundon në polici
Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjisl...
-
Irani njofton hakmarrje për sulmet e reja të SHBA-së: Agresori do të ndëshkohet sot
Garda Revolucionare e Iranit zotohet për hakmarrje për sulmet amerikane të mb...
-
Haxhiu: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e vizitoi të ...
-
Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abd...
-
Zbulohen dy tunele sekrete në kufirin Bjellorusi-Lituani, dyshohet se do të përdoreshin për kalimin e emigrantëve
Rojet kufitare lituaneze kanë zbuluar dy tunele të papërfunduara në kufirin b...
-
Super rekordi i M&Sillosit, mbi 60 mijë tonë grurë i grumbulluar
Në Xerxë të Rahovecit po shënohet sezoni më i suksesshëm i grumbullimit të gr...
-
17 vila janë rrënuar deri më tani përreth Ujmanit
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...
-
Nëna me dy fëmijë vdes pas shpërthimit të bombolës së gazit, viktimat varrosen sot në Shkodër
Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare ba...
-
Basha: Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet për...



































