Arteta i del në mbrojte Xhakës pas incidentit

Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 15 December 2020
Futbollisti i shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq fundjavën e kaluar në ndeshjen që ‘Topçinjtë’ ishin nikoqirët e Burnleyt, shkruan Gazeta inFokus.
Xhaka e kapi për fyti futbollistin kundërshtar, Ashley Westhood, duke u detyruar kështu të largohet nga fusha pas vendimit të gjyqtarit.
E pas këtij veprimi aspak të hijshëm në krahë të 28 vjeçarit i ka dalë trajneri, Mikel Arteta, i cili e ka konsideruar të papranueshëm reagimin e futbollistit, por edhe ka thënë se Graniti është një futbollist profesionit dhe gjithmonë mundohet të bëj më të mirën e tij për klubin.
“Ai ka pasur dhe nuk është lojtari i vetëm që ka pasur momente shpërthimi. Ajo që mund të them për Granitin, është profesionalizmi i tij, përkushtimi për klubin dhe skuadrën është maksimal”.
“Si të gjithë ne, ai e di se ka pasur një moment kur e ka humbur vetëkontrollin. Unë e di arsyen, mirëpo ajo që nuk mund ta bëj është që të hedh poshtë gjithçka që ka bërë për shkak të një gabimi”.
“Të gjithë bëjmë gabime dhe unë jam këtu për t’i mbrojtur lojtarët e mi kur e shoh se e meritojnë dhe padyshim që Graniti është njëri prej tyre për mënyrën e qasjes në secilën seancë stërvitore, mënyra si përpiqet t’i bëjë gjërat ashtu si duhet gjatë gjithë kohës dhe për faktin se është shumë profesionist”, ka thënë Arteta.
Sipas mediave Xhaka do të largohet nga ‘Emirates Stadium’ në afatin kalimtar të janarit ose verën e ardhshme./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
OVL-UÇK reagon pas aktakuzës së ndryshuar ndaj Thaçit
OVL-UÇK në një reagim publik ka thënë se me shqetësim të thellë kanë ndjekur ...
-
Dejona Mihali vëzhgon gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në hollin e Kuvendit: Dëshirë e pazakontë për polemika
Dejona Mihali ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar qëndr...
-
Komuna e Prishtinës, banorëve: Pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që pagesat e faturave për s...
-
Arrestohet Dardan Molliqaj
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është arrestuar so...
-
Haradinaj: Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese – kryefjala e Albin Kurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka krit...
-
Dyshimi për granạtë dore, Spitali i Prizrenit: Ishte lodër për fëmijë
Policia është lajmëruar për një rast në Spitalin e Prizrenit “Daut Mustafa”. ...
-
Ish ambasadori: A ka Kosova prokurori? Të trokasë në derën e kryeministrit jolegjitim
Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Ku...
-
Mesazhet e Elbert Krasniqit për votat e Listës Serbe, ja si arsyetohet para gazetarëve
Të martën janë publikuar disa mesazhe të ministrit në detyrë të Administrimit...
-
Hoti: Kuvendi nuk u konstitua sepse VV nuk e ka shumicën, asnjë arsye tjetër nuk ka
Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se arsyeja pse dështoi ...
-
Dehari bëri hile, në sallë ishin 100 deputetë, Cakolli: Raporti për mandatet do të miratohej me 51 vota
Lëvizja Vetëvendosje ka mundur sot ta votojë raportin e Komisionit të përkohs...
-
Ushtarët italianë e kryen “trajnimin më të rëndësishëm”, reagimin kundër trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se sot është kryer njëri pr...
-
Komisionerja për Zgjerim të BE-së: Shqipëria hapa të shpejtë drejt integrimit në BE
Shqipëria kryeson me agjendën e integrimit, tha sot komisionerja e Zgjerimit ...