Sport

Arsenali shënon fitore të thellë ndaj Sevillas në finalen e Emirates Cup

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 30 July 2022

Arsenali ka shënuar fitore në ndeshjen finale të Emirates Cup, për ta fituar kështu edhe trofeun e këtij turneu para-sezonal.

Këtë edicion, skuadra londineze për kundërshtarë në finale e kishte Sevillan.

Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 6:0.

-Advertisement-

Edhe në këtë ndeshje shkëlqeu përforcimi i verës, Gabriel Jesus, i cili shënoi het-trik – në minutat 13’, 15’ dhe 77’

Paraqitje të mirë regjistroi edhe Bukayo Saka, i cili ishte autor i dy golave tjerë.

Anglezi fillimisht shënoi në minutën e dhjetë nga penalltia, për të shënuar pastaj edhe nëntë minuta më vonë.

Fitoren e vulosi sulmuesi tjetër anglez, Eddie Nketiah, i cili shënoi në minutën e 89-të, shkruan Express.

Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte titullar dhe e zhvilloi tërë ndeshjen.

Ndryshe, Arsenali më 5 gusht do të luajë në udhëtim te Crystal Palace. Kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse për sezonin 2022/23 në Premierligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera