Arrestohet serbja nga Kosova, ia kishte marrë 74 vjeçares 27 mijë franga
Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 12 July 2022
Një serbe nga Kosova është arrestuar në Zvicër për mashtrim.
Ajo dyshohet se kishte mashtruar një grua të moshuar duke ia marrë asaj 27 mijë franga (mbi 27 mijë euro).
Ngjarja kishte filluar në prill të vitit 2022 kur serbja iu kishte ankuar të moshuares se kishte një urgjencë duke arritur që t’ia marrë asaj 50 franga (mbi 50 euro).
Në rastin tjetër, 33 vjeçarja e kishte telefonuar 74 vjeçaren, duke i thënë se duhet urgjentisht të shpëtonte jetën e anëtarëve të familjes së saj të cilët ndodheshin jashtë shtetit zviceran.
Serbja nga Kosova sërish i kishte kërkuar para gruas së moshuar duke i thënë se një shoqe e saj kishte nevojë urgjente për para.
Kjo nuk ishte e tëra, pasi në një rast tjetër serbja i kishte thënë viktimës së saj se vetë ajo kishte tumor në tru dhe duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë.
Por, 33 vjeçarja nuk u ndal as me kaq duke vazhduar t’i kërkonte vazhdimisht para.
Serbja i kishte thënë se duhej t`i hiqej një veshkë djalit të saj katër vjeçar në Kosovë, shkruan Luzerner Zeitung përcjell Klankosova.tv.
E krejt këto para mashtruesja kishte thënë se do t’ia kthente pasi të shiste një pronë të saj që kishte në Kosovë.
Mashtrueja është arrestuar nga policia dhe ndaj saj Prokuroria e kantonit të Zug-ut ka ngritur aktakuzë për mashtrim.
Në momentin e arrestimit 33 vjeçares iu gjetën 2 mijë e 500 franga ( mbi 2 mijë e 500 euro).
74 vjeçarja i kishte dhënë para për dy muaj rresht mashtrueses që nuk e kishte njohur.
E moshuara në ditën e arrestimit të serbes nga Kosova, kishte shkuar në bankë për t’i tërhequr 3 mijë franga (mbi 3 mijë euro).
Afër aty gjendeshin edhe policia të cilët po e vëzhgonin situatën.
Pas dorëzimit të parave, mashtruesja i kishte hipur veturës por pak kohë më pas është ndaluar edhe arrestuar nga policia, shkruan Luzerner Zeitung.
Të tjera
-
Kurti medias ukrainase: Duam që të çliroheni në gjithë territorin nga trupat ruse -Vuçiq është Putini i vogël në Ballkan
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve të U...
-
Kriza në Lindjen e Mesme rrit çmimet e naftës
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të mërkurën për shkak të shqetësimeve për...
-
SHBA-ja dënon sulmin iranian ndaj Izraelit
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin se do të përballej me pasoja të rënd...
-
Debati mes kandidatëve për postin e nënpresidentit të SHBA-së
Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, me pikëpamje thellësisht të kund...
-
Mblidhen dy komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentar...
-
Baerbock optimiste se do te ketë një zgjidhje për CEFTA-n
Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë mbeten sfida kryesore për Pro...
-
IHMK paralajmëron reshje të shumta të shiut gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës, ka paralajmëruar se gjatë fundjavës do...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Sulmi me raketa i Iranit, reagon Shtëpia e Bardhë: Izraeli ende nuk ka një plan kundërpërgjigjeje
Shtëpia e Bardhë beson se Izraeli ende nuk ka vendosur se si t’i përgjigjet s...
-
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gja...
-
Sot mbahet konferenca ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojnë...
-
A do të ketë emra tjerë nga VV-ja që do i bashkohen kauzës së Korenicës e Rrahmanit?
Ish-deputeti i VV-së Visar Korencia tha se brenda VV-sa ka shumë deputetë që ...