Lajme

Mblidhen dy komisione parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 02 Tetor 2024

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot në ora 11:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe “Shqyrtimin në parim të Projektligjit nr. 08/L- 031 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim”, si dhe “Shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023.

Mbledhje sot gjithashtu në ora 14:00 ka edhe Komisioni për Integrime Evropiane, i cili në rend të ditës ka takimin e këtij komisionit me Ambasadorin Aivo Orav, Shefi i Zyrës së BE-së/përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy