Lajme

A do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë, flet Visar Korenica

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 01 October 2024

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë të koalicionit “Lista për Familjen”.

Sipas Korenicës, të dy janë emra shumë të rëndësishëm, e që japin “kontribut të jashtëzakonshëm”.

“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai në DPT te Fidani.

-Advertisement-

Ndryshe, Visar Korenica dhe deputeti tjetër Eman Rrahmani, kanë zyrtarizuar sot largimin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i janë bashkuar koalicionit “Lista për Familjen”, që është lidhur me Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera