Lajme

Arrestohet punëtori i shkollës fillore në Istog, dyshohet se shqetësoi seksualisht një nxënëse

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 26 April 2023

Punëtori teknik i një shkolle në Vrellë të Istogut është arrestuar nën dyshimin se ka shqetësuar seksualisht një nxënëse.

Lajmin e ka konfimruar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë Rajonale të Pejës.

Ai tha se për rastin policia është njoftuar rreth orës 13:00, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës se mesme të ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast, ngacmim seksual, ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht nje nxenëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik të asaj shkolle. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera