Lajme

Arrestohet një serb, tentoi t’i korruptojë policët e Kosovës me 20 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 13 April 2023

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti u ka ofruar 20 euro ryshfet njësitit policor

Kjo ka ndodhur pasi që i dyshuari është ndalur nga njësiti policor, gjatë kohës kur këta të fundit kanë qenë duke ia kontrolluar dokumentet.

Siç njofton PK’ja, paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

‘‘DHËNIE E RYSHFETIT – Magj. Gjilan-Prishtinë 12.04.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera