Arrestohet një 48-vjeçar në Tiranë, ishte i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni
Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 12 July 2026
Forcat e Posaçme Operacionale të Shqipërisë kanë arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 13 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe nënshtrim.
Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Bekim Nikolli, i cili u arrestua në zonën e Institutit Bujqësor në Tiranë, i cili ishte dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit në Napoli.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet FAST Albania dhe FAST Itali, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin, “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, në zonën e Institutit Bujqësor, në Tiranë, dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bekim Nikolli, 48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në nëntor të vitit 2021, e ka dënuar me 13 vjet burgim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Skllavërimi/Nënshtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal Italian”, thuhet në njoftim.
“Nga informacionet e autoriteteve italiane rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shfrytëzonte për prostitucion shtetase të futura në mënyrë të paligjshme në Itali. Gjithashtu, ai dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre, me qëllim maksimizimin e fitimeve nga shfrytëzimi për prostitucion dhe mbajtjen e tyre nën kontroll. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, vijon njoftimi.

T� tjera
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...
-
39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies...
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...

































