Lajme

Arrestohet i dyshuari që plago*si dy persona në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 23 September 2026

I dyshuari për plagosjen me armë zjarri të dy personave gjatë një përleshjeje në Podujevë, më 26 korrik të këtij viti, është dorëzuar në Polici.

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është paraqitur më 22 shtator në stacionin policor së bashku me avokatin e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti kishte ndodhur më 26 korrik 2026, rreth orës 18:50, kur Policia ishte njoftuar për një përleshje fizike mes disa personave në Podujevë.

-Advertisement-

Gjatë përleshjes, njëri prej të dyshuarve dyshohej se kishte shtënë me armë zjarri, duke plagosur dy persona. Të plagosurit ishin dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave, ku njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, ku janë plagosur dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK”, kishte njoftuar Policia në raportin e 26 korrikut.

Në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete, ndërsa gjashtë persona të dyshuar ishin arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Personi që dyshohej se kishte shtënë me armë zjarri nuk ishte arrestuar atë ditë dhe ishte shpallur në kërkim policor.

Gati dy muaj më vonë, më 22 shtator, ai është paraqitur vetë në stacionin policor së bashku me avokatin.

“Me 22.09.2026 në stacion policor është paraqitur i dyshuari kosovar së bashku me avokatin e tij dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin shtesë të Policisë.

Rasti po trajtohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy