Lajme

Arrestohet hakeri kosovar, kërkohet ekstradimi i tij në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 14 April 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Besart Hoxhën, hakerin kosovar për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth katër vite më parë kanë ngritur aktakuzë për mashtrim kibernetik dhe vjedhje.

Policia e Kosovës ishte vënë në kërkim të Besart Hoxhës pas kërkesës që kishin marrë nga Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim.

Ndërkohë, që Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij për në Amerikë.

-Advertisement-

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth katër vite më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj 36 personave, në mesin e të cilëve përfshiheshin edhe dy persona nga Kosova, Besart Hoxha dhe Liridon Musliu.

Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftimin e bërë më 2018-ën theksonte se, kosovari Besart Hoxha, i cili mbrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, në internet njihej me emrin “Pizza”.

Kurse, kosovari tjetër Liridon Musliu njihej në internet me nofkën “Hulk”, transmeton Paparaci.

Departamenti i Drejtësisë në atë kohë njoftonte se Hoxha, Musliu dhe 34 personat e tjerë të grupit të hakerëve, dyshohet se ishin përfshirë në një skemë globale të vjedhjes në internet që kanë shkaktuar dëme prej 530 milionë dollarëve.

Kërkesa e Prokurorisë është që secili anëtar i këtij grupi të hakerëve të dënohej me 30 vjet burgim.

Aktakuza e ngritur nga prokurorët amerikan listonte 117 vepra të kriminalitetit kibernetik nga anëtarët e këtij grupi të hakerëve, e që përfshin keqpërdorime me karta të kreditit dhe shitje të informacioneve të vjedhura në internet.

Grupi prej 36 personave të akuzuar, dyshohet se kanë shkaktuar dëme prej 530 milionë eurove për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.

Sipas prokurorëve amerikanë, ky grup i hakerëve kishte funksionuar prej shtatë vjetësh.

Departamenti i Shtetit njoftonte se për arrestimin e të pandehurve jashtë ShBA-ve, kanë bashkëpunuar me institucionet e vendeve përkatëse, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera