Lajme

Arrestohet gardiani e zyrtari i ministrisë pasi i mundësuan serbit të mbaj telefon në burg

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 08 November 2018

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në pasi dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës të arrestuarit janë S.V gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe P.M zyrtar në Ministrinë e Diasporës, shkruan Gazeta inFokus.

Në të njëjtin njoftim thuhet se të dyshuarit kanë shkëmbyer 3 mijë euro për ti mundësuar posedimin telefonin një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë.

-Advertisement-

“Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, duke shkëmbyer (dhënien) e parave në shumë prej 3.000,00 (tre mijë euro) para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë Ndaj të dyshuarve pas intervistimit dhe kompletimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”, thuhet në njoftimin e PK-së/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera