Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vijim, temperaturat në rënie

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 28 November 2024

Me kalimin e frontit të ftohtë mbi rajon, reshje shiu fillojnë që orëve të para të mëngjesit të premtës në vend, që me rënie të temperaturës shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat nga 4C e 7C gjatë natës, deri në mesditë zbresin në 3C e 5C, e duke shkuar nga mbrëmja në 1C e 0C. Kalimi i frontit në mëngjes shoqërohet me erëra të forta veriore me hove deri në 16m/s. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje të reshurat pushojnë.

Reshjet e borës fillojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së shtunë, e vazhdojnë edhe gjatë ditës. Në vise më të ulëta me gjasë përzien edhe me shi, me rritje të temperaturave. Kryesisht të shiut reshjet pritet të jenë ditën e diel. Temperaturat shënojnë rritje deri në 4C, maksimalet. Në mbrëmje reshjet pushojnë. Të hënën dhe të martën mund të mbeten më shumë vransira të ulëta, apo mjegull. Minimalet zbresin në -1C, derisa maksimalet mund të shkojnë deri në 5C e 6C. Të reshurat e borës, megjithëse mund të përzien me shi e të shkrihen, ditën e shtunë megjithatë formojnë shtresë dëbore, në vise të ulëta deri në 10cm e 20cm, derisa viseve malore më shumë deri në gjysmë metri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera